Matoshi: Erdogani sponsorizon konservatorizmin islamik në Kosovë

"Po prap ma lavdi me u rreshtu me ‘pucistat’ edhe nese kane deshtu se sa me ndejt nen nji regjim autoritar e fort t’rrezikshem te Erdoganit ose me i duertrokite atij!"

Lajme

16/07/2016 18:38

Analisti dhe publicisti Halil Matoshi, në një postim të tij në Facebook, thotë se nuk i kupton kosovarët që mbsëhtesin regjimin autoritar të Erdoganit i cili, sipas tij është regjim i rrezikshëm.

Ja postimi i plotë i tij:

“Nuk jam i rreshtuem me asnjanen pale ne Turqi.

M’doket cashtje e brendshme e popullit turk.

Po prap ma lavdi me u rreshtu me ‘pucistat’ edhe nese kane deshtu se sa me ndejt nen nji regjim autoritar e fort t’rrezikshem te Erdoganit ose me i duertrokite atij!

Nuk i kuptoj, si kuptoj dhe s’i kuptoj kosovaret qe mbeshtesin Erdoganin, pos ata qe marrin favore direkte nga regjimi i tij.

Kurre s’i kam kuptu, e bajne nga padija apo mercenarizmi.

Sonte u vertetu se konservatorizmi islamist qe po rritet ne Kosove sponsorizohet nga Erdogan!

Ndones konservatorizmi s’asht terrorizem!

Nderkohe ky asht fundi i Erdoganit edhe nese puci ka deshtu!

Per Kosoven asht e randesishme me u shmang lufta civile ne Turqi. Me u ruejt jetet njerezore!” (sic.), ka shkruar Matoshi.