Material propagandues në qendra votimi

Demokracia në Veprim paraqitur shqetësim për prezencën e materialeve propaganduese në qendra të votimit. Ata gjithashtu, kanë identifikuar prezencën e disa personave të pa autorizuar na afërsi të disa qendrave të votimit.

Lajme

01/12/2013 11:44

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka shprehur shqetësim për prezencën e materialit propagandues të subjekteve politike në disa qendra të votimeve.

Driton Selmanaj nga Demokracia në Veprim, tha se materiale reklamuese të subjekteve të ndryshme, në komunën e Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

“Bëhet fjalë për shkollën “Remzi Ademi” si dhe “11 Marsi” në Prizren. Në fshatin Pleshinë të Ferizajt në shkollën “5 Dëshmorët e UÇK’së”. Gjithashtu, në fshatin Varosh. Në Mitrovicë në Shkollën “Bedri Gjinaj” si dhe në Vushtri në Shkollën “Iliria” në fshatin Zhilivodë”.

Selmanaj tha se në disa qendra të votimeve është vërejtur edhe prezenca e personave të pa autorizuar.

“Në Prizren në shkollën fillore “Fadil Hisari”, pothuajse që nga mëngjesi janë vërejtur persona të pa autorizuar të cilët po qëndrojnë në afërsi të kësaj qendre të votimit, pra janë diku rreth 20-30 persona. Ne ju bëjmë thirrje organeve të rendit që persona të tillë t’i largojnë persona të tillë nga qendrat e votimit”, ka thënë Driton Selmanaj.