Materazzi në Chennai Titans

Edhe pse vetëm për disa muaj, Marco Materazzi do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist duke u paraqitur në një rol të dyfishtë tek skuadra indiane, Chennai Titans.

Sport

11/09/2014 10:14

Marco Materazzi është futbollisti i radhës i mirënjohës që nga ky edicion do të luajë në Indian Super League.

E njohur shkurt si ISL, është garë që zgjat tre muaj dhe së fundmi ka mbledhur një numër të madh të futbollistëve të mirënjohur si Alessandro Del Piero, David Trezeguet, Robert Pires, David James, Fredrik Ljungberg, Luis Garcia, e të tjerë.

Andaj, 41-vjeçari italian do të luajë për Chennai Titans, një prej tetë klubeve në ISL. Materazzi pritet të marrë rolin e futbollistit dhe trajnerit në Titans. 

Materazzi u pensionia më 2011, si futbollist i Interit.