Mata shënon nga korneri

Wayne Rooney dhe Robin van Persie i ekzekutojnë zakonisht ndërprerjet për Manchester Unitedin, por menaxheri David Moyes mund të kthehet tek Juan Mata, pas paraqitjes së tij të suksesshme në sfidën e goditjeve nga këndi. Me 30 sekonda kohë për të dërguar topin nga këndi në tri portat me madhësi të ndryshme, ish ylli i…

Sport

24/02/2014 17:00

Wayne Rooney dhe Robin van Persie i ekzekutojnë zakonisht ndërprerjet për Manchester Unitedin, por menaxheri David Moyes mund të kthehet tek Juan Mata, pas paraqitjes së tij të suksesshme në sfidën e goditjeve nga këndi.

Me 30 sekonda kohë për të dërguar topin nga këndi në tri portat me madhësi të ndryshme, ish ylli i Chelseas shënoi dy herë në portën më të madhe, dhe dy të tjera në atë më të voglën.

Mata përfundoi me 200 pikë, para Michael Carrickut, David De Geas dhe tashmë të larguarit, Anderson.

Pas pjesëmarrjes në sfidë, Mata konfirmoi krenarinë pas transferimit në United: “Tani e kuptoj se sa klub i madh është ky, i ndjekur nga miliona tifozë në mbarë botën. Të jem në anën e tij, përjetimi është i jashtëzakonshëm”.