Mata në Man Utd
Chelsea ka pranuar një ofertë prej 37 milionë funtesh nga rivali Manchester United, për mesfushorin spanjoll Juan Mata. 25-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të enjten para kompletimit të kalimit tek kampioni i Premierligës. Mata pritet të nënshkruajë kontratë për katër vjet e gjysmë në Old Trafford. Reprezentuesi spanjoll është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe stafin…

Sport
Chelsea ka pranuar një ofertë prej 37 milionë funtesh nga rivali Manchester United, për mesfushorin spanjoll Juan Mata.
25-vjeçari do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të enjten para kompletimit të kalimit tek kampioni i Premierligës. Mata pritet të nënshkruajë kontratë për katër vjet e gjysmë në Old Trafford.
Reprezentuesi spanjoll është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe stafin në qendrën stërvitore të Chelseas në Cobham të mërkurën.
Menaxheri David Moyes ka refuzuar të komentojë ardhmen e mundshme të ish yllit të Valencias, por besohet se marrëveshja është shumë pranë zyrtarizimit.
Nëse Mata kalon në Old Trafford, atëherë transferimi i tij do të jetë rekord i blerjes nga United duke tejkaluar 30.75 milionë funtet e paguara për angazhimin e sulmuesit Dimitar Berbatov nga Tottenham në shtator 2008.