Mata në La Ligë

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata mund të rikthehet në La Ligë.

Sport

03/02/2016 10:46

Barcelona është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Juan Mata.

Përkundër treshes fantastike të sulmit Lionel Messi – Luis Suarez – Neymar, gjiganti katalan është në kërkim të përforcimeve të reja.

Dhe, tabloidi britanik ‘The Sun’ ka bërë të ditur se Barcelona kërkon Matan, përcjell ‘Lajmi.net’.

Mata mund të largohet nga Old Trafford pas përfundimit të këtij sezoni.