Mata, mungesë e pashpjegueshme

Ish menaxheri i Chelseas, Avram Grant ka pranuar se nuk mund të kuptojë pse Juan Mata ka humbur vendin në formacionin bazë të ekipit pas rikthimit të Jose Mourinhos. Mata ka bërë vetëm tri paraqitje këtë sezon dhe përfundoi në tribuna në duelin kundër Fulhamit të shtunën. Mourinho ka paralajmëruar spanjollin se duhet të adaptojë…

Sport

23/09/2013 11:26

Ish menaxheri i Chelseas, Avram Grant ka pranuar se nuk mund të kuptojë pse Juan Mata ka humbur vendin në formacionin bazë të ekipit pas rikthimit të Jose Mourinhos.

Mata ka bërë vetëm tri paraqitje këtë sezon dhe përfundoi në tribuna në duelin kundër Fulhamit të shtunën. Mourinho ka paralajmëruar spanjollin se duhet të adaptojë lojën e tij për ekipin.

Grant është i sigurt se Special One ka arsyet e tij për ta lënë Matan jashtë ekipit, por pranon se vendimi është i çuditshëm. “Personalisht nuk e kuptoj pse Mata po lihet jashtë”, deklaroi Grant.

“Por, në pozitën e tij Chelsea ka shumë futbollistë, andaj nëse Oscar, Eden Hazard ose Willian mungojnë, njerëzit do të pyeten pse ata nuk janë pjesë e ekipit. Një trajner duhet të marr vendimet e tij dhe në këtë rast është vendim i vështirë. Jose e di se si t’i menaxhojë”, u shpreh Grant.