Mata ka ofertë nga Amerika

Juan Mata mund të transferohet drejt Amerikës te MLS.

Sport

03/06/2022 17:29

Mata zyrtarisht nuk do të jetë lojtar i Man United sezonin e ardhshëm.

Spanjolli tashmë 34 vjeçar do të largohet nga ‘Old Trafford’ si një lojtar i lirë, pasi ai ka refuzuar një ofertë qëndrimi edhe për një vit te Mançesteri.

E sipas ‘Manchester Evening News’, mesfushori ka oferta nga liga amerikane, Major League Soccer, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij./Lajmi.net/