Mata e zyrtarizon largimin e tij nga Manchester United

Juan Mata nuk do të jetë lojtar i Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.

Sport

11/06/2022 10:59

Spanjolli, që luajti gjashtë sezone për “Djajtë e Kuqë”, do të largohet nga “Old Trafford” këtë verë si lojtar i lirë, transmeton lajmi.net.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i falënderon klubin dhe fansat për mbështetjen e dhënë.

Matas i skadon kontrata me ish-kampionët e Anglisë pikërisht këtë verë, andaj klubet e interesuara për të nuk do të paguajnë asgjë te klubi paraprak i lojtarit për ta marrë atë.

Oferta për Matan ka pasur nga Major League Soccer dhe Spanja, por lojtari ende nuk ka vendosur se ku do ta vijojë karrierën.

Më poshtë gjeni postimin lamtumirës të Matas./Lajmi.net/