Mata: Disfatat janë një test për ‘shpirtin’ e skuadrës

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, ka dhënë disa komente për dy disfatat radhazi të skuadrës së tij.

Sport

18/03/2019 18:15

Mata ka thënë se shpirti i skuadrës nën urdhrat e Solskjaer do të testohet pas këtyre dy disfatave dhe eliminimit nga Kupa FA.

“Dhemb të themi se disfata e së shtunës kundër Wolves ishte e merituar, dhe na drejtoi jashtë garës së FA. Të gjithë e dini se çfarë shpresa kishim për këtë kompeticion, sidomos pas progresit që treguam” ka thënë Mata, transmeton lajmi.net.

“Ne luftuam deri në minutën e fundit por ata ishin më të mirë dhe këtë duhet ta pranojmë. Këto janë situatat që zbulojnë personalitetin dhe shpirtin në dhomën e zhveshjes” ka thënë tutje spanjolli.

Manchester United do ta ketë mjaft të vështirë edhe në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku do të ketë përballë Barcelonën e gjeniut Messi. /Lajmi.net/