Mata afër Man Utd’it
Manchester United është optimist për transferimin e Juan Matas nga Chelsea në marrëveshje me vlerë prej 37 milionë funtesh, ka bërë të ditur tabloidi britanik The Sun. Bisedimet për blerjen e 25-vjeçarit janë në fazë të avancuar dhe Mata pret që t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Old Trafford para fundjavës. Edhe pse United është duke…

Sport
Manchester United është optimist për transferimin e Juan Matas nga Chelsea në marrëveshje me vlerë prej 37 milionë funtesh, ka bërë të ditur tabloidi britanik The Sun.
Bisedimet për blerjen e 25-vjeçarit janë në fazë të avancuar dhe Mata pret që t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Old Trafford para fundjavës.
Edhe pse United është duke u marrë me çështjen me seriozitet dhe kujdesin më të madh të mundshëm – pas dështimeve të mëdha gjatë verës së shkuar – menaxheri David Moyes besohet se është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes.
Mata dëshiron të largohet nga Chelsea pasi ka fare pak hapësirë në ekipin e Jose Mourinhos.
United që është gjashtë pikë larg pozitës së katërt në Premierligë, është nën presion të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.