Masturbimi: Shumë përfitime shëndetësore

Nëse nuk e keni ditur masturbimi sjellë shumë përfitime shëndetësore.

Lifestyle

28/12/2015 09:37

 

Masturbimi, apo prekja e gjenitaleve për kënaqësi, është diçka që e bëjnë edhe bebet në barkun e nënës.

Masturbimi është një dukuri natyrale dhe normale e zhvillimit të shëndetshëm seksual.

Sipas një studimi del që 94% e meshkujve masturbojnë, krahasuar me 85% të femrave.

Sidoqoftë, masturbimi sjellë shumë të mira shëndetësore, raporton lajmi.net.

P.sh., tek femrat masturbimi mund t’i parandalojë infeksionet e zverkut dhe infeksionet e ndryshme urinore, raporton lajmi.net.

Masturbimi mund edhe ta zvogëlojë rrezikun për tipin 2 të diabetit, mund ta zvogëlojë insomninë përmes lirimit të hormoneve dhe lirimit të tensionit, si dhe mund ta rrit fuqinë e shtresës së legenit e cila ndodhë gjatë kontraksioneve të orgazmës, transmeton lajmi.net.

Ndërsa tek meshkujt, masturbimi e zvogëlon rrezikun e kancerit të prostatës.

Gjithashtu e përmirëson edhe funksionin e imunitetit duke i rritur nivelet e kortisolit.

Masturbimi tek meshkujt mund ta zvogëlojë edhe depresionin duke e rritur sasinë e endorfineve.

Duke e marrë parasysh që ju vetë nuk mund të fitoni ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, masturbimi ndihmon që ta parandaloj infertilitetin.

Ndërsa më e mira e masturbimit është se masturbimi është metoda më e mirë për maksimizimin e orgazmave, dhe të gjithë e dimë se orgazmat në përgjithësi janë shumë të shëndetshme, duke përfshirë zvogëlimin e stresit, zvogëlimin e shtypjes së gjakut, zvogëlimin e dhimbjeve etj. /lajmi.net