Mali i Zi planifikon t’i denojë shqiptarët e Tuzit që festuan fitoren e kombëtares
Ministria e Arsimit në Mal të Zi, përmes një deklarate për media ka thënë se do të ndërmarrin masa ndaj nxënësve shqiptarë.

Lajme
Nxënësit shqiptarë në shkollën “25 Maji” në Tuz, kanë festuar për kualifikimin e kombëtares shqiptare në kampionatin evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.
Nxënësit kishin festuar me flamuj dhe simbole kombëtare dhe kjo gjë si duket u ka penguar institucioneve malazeze, raportojnë mediat shqiptare në Mal të Zi.
“Nga nxënësit pritet të sillen në përputhje me të drejtat e obligimet e veta dhe sjellje të tilla nuk do të tolerohen”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e ministrisë./lajmi.net/