Masi punë jo, VV u mbanë ligjerata të rinjëve: Sami Kurteshi ligjërues

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuat aktivistët lidhur me vijimin e orëve në shkollën politike në nivelin praktik dhe teorik. Përmes një njoftimi nga VV-ja kanë bërë të ditur se në ligjëratat që u mbajtën sot në Prishtinë, Ferizaj, Pejë e Prizren, në nivelin teorik ka ligjëruar profesoresha Majlinda Bregu. “Vijojnë sesionet e shkollës politike të Lëvizjes…

Lajme

02/12/2023 23:28

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuat aktivistët lidhur me vijimin e orëve në shkollën politike në nivelin praktik dhe teorik. Përmes një njoftimi nga VV-ja kanë bërë të ditur se në ligjëratat që u mbajtën sot në Prishtinë, Ferizaj, Pejë e Prizren, në nivelin teorik ka ligjëruar profesoresha Majlinda Bregu.

“Vijojnë sesionet e shkollës politike të Lëvizjes në dy nivelet. Niveli Teorik dhe ai Politiko-Organizativ i Shkollës Politike mbajti sot ligjëratat në Prishtinë, Ferizaj, Pejë e Prizren. Në nivelin teorik të Shkollës Politike, profesoresha Majlinda Bregasi u ligjëroi aktivistëve për rëndësinë e gjuhës së komunikimit dhe përqafimin e burimores në të folur. Me aktivistët u analizuan elementët që i ndërtojnë identitetet tona dhe u theksua vendi që zë gjuha shqipe si bosht identitar..”, thuhet në njoftim.

Në ndërkaq në  nivelin Politiko-organizativ sot ligjëruan Glauk Konjufca, Adnan Rrustemi, Artan Abrashi dhe Sami Kurteshi.

“ Në Nivelin Politiko-Organizativ, nënkryetari i Lëvizjes Glauk Konjufca, deputetët Adnan Rrustemi e Artan Abrashi dhe anëtari i Lëvizjes në KQZ Sami Kurteshi u ligjëruan dhe diskutuan me aktivistët mbi Kosovën e pas shpalljes së pavarësisë dhe rolin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjatë këtyre 15 viteve. Po ashtu, ligjëruesit paraqitën dhe analizuan veprimtarinë politike e doktrinare të Lëvizjes si pjesë e Kuvendit të Republikës prej vitit 2011, bazën politike dhe qëndrimet që i kanë paraprirë nismave ligjore dhe të tjera në kuadër të veprimtarisë parlamentare opozitare dhe si mazhorancë”, thuhet tutje aty.

“Angazhimi politik insitucional i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka në themel parime të shprehura qartë, justifikime të thelluara teorike, shprehjen e zgjidhjeve konkrete e praktike shoqërore dhe ide të së majtës progresiste bashkëkohore. Si i tillë ky angazhim përbën një korpus ligjërimi për t’u transmetuar tek aktivistët në qendrat tona”, thuhet ndër të tjera në njoftim.