Mashtronte qytetarët se i duhen para për fëmijën e sëmurë, arrestohet
Policia e Kosovës në një aksion të realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arrestuar një person për veprën penale “mashtrim”.

Lajme
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës i arrestuari Y. Sh. I lindur me 1987 shtetas i Kosovës, duke mashtruar se ka një fëmijë të sëmurë ka kërkuar para nga qytetarët për shërim jashtë vendit.
“Personi i dyshuar, tashmë i arrestuar, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të mashtrimit të qytetarëve dhe përfitimit material, ka postuar dhe ka shpërndarë nëpër media e rrjete sociale, apo gazeta ditore, kërkesën për ndihmë financiare nga qytetarët, për shërim jashtë vendit të një fëmije joekzistent, kinse për shkak të sëmundjes së tumorit në tru, i cili kushton në vlerë prej 200 mijë euro”, thuhet në komunikatë përcjell lajmi.net.
Po ashtu bëhet e ditur se ai kishte hapur edhe një xhirollogari bankare ku kishte mbledhur një sasi të konsiderueshme të parave.
I dyshuari gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar se e ka kryer veprën penale ‘mashtrim’.
Në konsultim me prokurorin kujdestar të PTH – Prishtinë, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Lajmi.net/