Mashtrime me kartela bankare, Prokuroria në Mitrovicë me apel për qytetarët
Prokuroria Themelore në Mitrovicë nëpërmjet një komunikate ka paralajmëruar qytetarët rreth rrezikut të mashtrimeve në platformat e komunikimit elektronik. Prokuroria apelon të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve ku individë të paautorizuar kërkojnë të dhënat personale të kartelave të llogarive bankare nëpërmjet këtyre platformave, shkruan Lajmi.net. Madje…
Lajme
Prokuroria Themelore në Mitrovicë nëpërmjet një komunikate ka paralajmëruar qytetarët rreth rrezikut të mashtrimeve në platformat e komunikimit elektronik.
Prokuroria apelon të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve ku individë të paautorizuar kërkojnë të dhënat personale të kartelave të llogarive bankare nëpërmjet këtyre platformave, shkruan Lajmi.net.
Madje kanë kërkuar që në asnjë rrethanë qytetarët mos të shpërndajnë të dhënat e tyre personale.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë qytetarëve, që te mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelës së llogarive nëpër bankat vendore, dhe luteni që asesi të mos shpërndani këto të dhëna.
Njëkohësisht u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit tuaj për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftim.