MASHT nuk do të ndërtojë më shkolla
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka thënë se që nga viti 2002 janë ndërtuar 149 objekte të reja shkollore dhe janë rinovuar 55 shkolla në tërë Kosovën.

Lajme
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Shpejtim Bulliqi, Bajrami tha se gjatë dy mandateve kanë qenë 28 shkolla-baraka dhe ky numër sipas tij është zvogëluar në shtatë.
Bajrami duke iu përgjigjur interesimit të deputetit Bulliqi sa i përket komunës së Podujevës, tha se deri më tani në këtë komunë janë ndërtuar tetë objekte shkollore, ndërsa për sivjet prioritet është shkolla në fshatin Batllavë.
Ministri po ashtu i njoftoi deputetët se Ministria më nuk do të ndërtojë objekte shkollore dhe këto kompetenca u janë dhënë komunave.