MASHT merr vendim për kompensimin e ditëve të humbura të mësimit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka nxjerrë vendim për kompensimin e tre ditëve të humbura të mësimit për shkak të kushteve të këqija të motit.
Lajme
Lajmin për KALLXO.com e kofirmoi Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.
“Po është marrë vendim për kompensimin e ditëve të humbura. Për datat 28 shkurt, 1 mars dhe 2 mars. Të gjitha drejtoritë komunale të arsimit obligohen të njoftojnë për ditët e zgjedhura për kompensimin e këtyre ditëve”, tha Gashi.
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi kishte marrë vendim për ndërprerjen e mësimit për tre ditë gjatë dimrit për shkak të motit të ftohtë.