MASHT ia jep për shfrytëzim katin e dytë të Biblotekës Kombëtare Institutit të Historisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të katit të dytë të Bibliotekës Universitare të Kosovës Institutit të Historisë.

Lajme

21/12/2017 18:55

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ia ka dhënë në shfrytëzim katin e dytë Institutit të Historisë.

MASHT ka njoftuar se kjo është bërë për arsye “se Biblioteka Universitare nuk e ka zbatuar vendimin e Qeverisë nr. 08/29, të datës 31.07.2008 sipas destinimit të dhënies në shfrytëzim të objektit, por një pjesë të objektit e ka dhënë në shfrytëzim për administratën e Universitetit të Prishtinës, duke pasur parasysh nevojat e Institutit të Historisë për hapësira të domosdoshme për kryerjen e veprimtarisë së Institutit të Historisë”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/