Mascherano vazhdon me Barcelonën

Javier Mascherano mund të qëndrojë në Barcelonë, së paku edhe një sezon. Gjiganti katalunas nuk ka të drejtë të blejë lojtarë gjatë verës, kështu që nuk e ka ndërmend të heq dorë nga futbollisti argjentinas.

Sport

18/04/2014 20:27

Javier Mascherano mund ta vazhdojë eksperiencën në Barcelonë. Futbollisti argjentinas kërkohet nga disa skuadra, por mediat spanjolle shkruajnë se ish futbollisti i Liverpoolit do t’i mbetet besnik gjigantit katalunas.

Kjo, jo pse të dyja palët janë të interesuara të vazhdojnë gjithsesi së bashku, por përfaqësuesi argjentinas ia pa hairin bllokimit të transferimeve në dy afatet e ardhshme për Barcelonën nga ana e FIFA-s, që nënkupton se klubi spanjoll nuk mund të bëjë përforcime as këtë verë e as në janar të vitit të ardhshëm.

Sipas mediave britanike, interesim për Mascheranon ka shprehur Napoli, pasi ai është një lojtar i pëlqyer i trajnerit Rafael Benitez, por edhe Liverpooli, i cili dëshiron ta kthejë në Anfield Road.