Mascherano thyen heshtjen

Javier Mascherano ka thyer heshtjen rreth largimit të tij nga Liverpool duke theksuar se premtimet e parealizuara e detyruan të largohet nga Anfield. Mesfushori u larguan ga Merseyside drejt Barcelonës më 2010 pas tri vjetësh që kaloi në klubin nga Premierliga. Mirëpo, pas largimit të Rafael Benitezit si menaxher i Liverpoolit, Mascherano ka pranuar se…

Sport

17/02/2014 13:30

Javier Mascherano ka thyer heshtjen rreth largimit të tij nga Liverpool duke theksuar se premtimet e parealizuara e detyruan të largohet nga Anfield.

Mesfushori u larguan ga Merseyside drejt Barcelonës më 2010 pas tri vjetësh që kaloi në klubin nga Premierliga.

Mirëpo, pas largimit të Rafael Benitezit si menaxher i Liverpoolit, Mascherano ka pranuar se e kishte shumë të vështirë të përforcojë raportin me pasardhësin e tij Roy Hodgson dhe drejtorin Christian Purslow.

Natyra e largimit të Mascheranos e zbehu epitetin e tij tek përkrahësit e Liverpoolit, por ai ka treguar arsyet pse braktisi klubin.

“Nuk kam dashur të them asgjë në atë kohë për shkak të respektit ndaj Liverpoolit”, deklaroi Mascherano për The Times.

“Ndoshta ishte gabim sepse lejova njerëzit e tjerë të flasin keq për mua. Por, nuk pendohem. Shumë premtime nuk u realizuan dhe kjo bëri që të largohem nga klubi”, u shpreh argjentinasi.