Masakrimi i gazetarit Ali Uka, flet Hashim Thaçi: Ishte me këshilltarët e Sali Berishës, në mëngjes u gjet i vdekur

E izoluar nga të gjitha anët, prokuroria vendos edhe njëherë të arkivojë dosjen në datën 10 Tetor të vitit 1997.

Lajme

22/10/2019 23:14

Disa muaj para asaj dite, në 29 Korrik të atij viti, në Tiranë do të masakrohej në banesë gazetari Ali Uka, i njohur si zëdhënës i UÇK-së.

“Është enigmatike vrasja e Aliut sepse qëndroi deri në orët e vona me këshilltarë të Berishës dhe në mëngjes u gjet i vdekur nga një i afërm i tij që u akuzua në Tiranë por me urdhër të Berishës u lirua shumë shpejt nga burgu, drejt Zvicrës dhe sot e kësaj dite nuk është dënuar”, tregon Hashim Thaçi, ish – komandant i UÇK-së.

“E njihte dhe personalisht Remzi Hoxhën dhe kishte tentuar të hulumtonte për të publikuar një histori në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e tij”, rrëfen gazetari Hoxha.

“Ali Uka në atë kohë përgatiste temën e diplomës, në fund korrikut 1997, dhe më ka rrëfyer drejtpërdrejt se ai mendonte të përgatiste dhe botuar në Gazetën Shqiptare ku punonte një fejton për vrasjen e Remzi Hoxhës, për komunikimet që kishte me Azem Hajdarin”, tregon Hashim Thaçi, ish – komandant i UÇK-së

Për vrasjen u arrestua kushëriri i tij Selman Ukaj. Në mënyrë të beftë, gjykata e cilëson të papërgjegjshëm mendërisht dhe e shtron në psikiatri. Pas pak kohësh Selmani arratiset drejt Zvicrës, ku mendohet se jeton sot e kësaj dite.