‘Masakër’ me ndihmat në Laç, fillon selektimi i luksit – videoja flagrante e qytetarit
Një nga shqetësimet më të mëdha, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e së martës, është dhe menaxhimi i ndihmave që jepen për banorët e prekur.
Lajme
Ka pasur shumë denoncime nga ana e qytetarëve, se edhe pse ka pasur ndihma të shumta, atyre nuk iu është dhënë.
Por nuk kanë munguar as raste të vjedhjeve të këtyre, ndihmave, apo ca më keq, të selektimit të tyre, për ti marrë ashtu siç shihet në videon e mëposhtme denoncuese.
‘Anonim ju lutem ne Lac te palestra e gjimnazit vjedhje e ndimave hapur pa pik turpi ka edhe luksi me i zgjedh me te mirat’, shkruan një qytetar për JOQ.
Jo më larg se mbrëmë u bë virale videoja e një punonjësi të policisë së shtetit, që po çonte çanta me ndihmë në banesën e tij, me makinën e policisë.