Masa të nivelit të lartë të sigurisë për vizitën e Mbretit të Jordanisë
Policia e Kosovës, me anë të një komunikate sonte, ka njoftuar se me rastin e vizitës së nesërme të mbretit të Jordanisë Abdullah II Ibn Al Hussein dhe delegacionit mbretëror, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore gjatë gjithë kohës sa ky delegacion do të qëndrojë. Mes tjerash, për një kohë do të jetë i mbyllur sheshi “Ibrahim Rugova” si dhe disa akse rrugore në kryeqendër.
Lajme
“Nesër Republikën e Kosovës do ta vizitojë mbreti i Jordanisë i shoqëruar nga një delegacion mbretëror.
Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë, ka bërë të gjitha vlerësimet e nevojshme policore si dhe ka ndermarrë të gjitha masat e nevojshme policore gjatë gjithë kohës sa ky delegacion do të qëndrojë në vendin tonë.
Referuar kësaj vizite dhe vlerësimeve të bëra në aspektin policor do ndërmerren masa të nivelit të lartë të sigurisë.
Me qëllim që kjo vizitë të realizohet sipas planifikimeve operacionale policore, do të ketë edhe mbyllje të përkohshme të sheshit dhe të disa rrugëve.
Andaj nesër me 17.11.2015, duke filluar nga ora 08:00 deri 14:00, sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë do të jetë i mbyllur për qarkullim, si dhe do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa akseve rrugore gjatë kohës së kalimit të eskortës së mbretit të Jordanisë.
Policia e Kosovës lidhur me këto ndërprerje të përkohshme, kërkon mirëkuptimin e plotë të të gjithë qytetarëve, ku me qëllim të shmangies së tollovive, do të ketë zyrtarë policor të mjaftueshëm të cilët do të angazhohen për të ri-orientuar trafikun”, thuhet në komunikatën e policisë.