Masa disiplinore për 28 doganierë në doganën e Durrësit

Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë masa disiplinore për 28 zyrtarë të degës doganore në Durrës, pasi u konstatuan shkelje gjatë një inspektimi të bërë.

Lajme

06/03/2019 14:59

Kryetari i degës doganore në qytetin bregdetar u pezullua nga detyra, njoftoi ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Në një deklaratë për mediat nga Ministria e Drejtësisë, Gjonaj tha se janë bërë vërejtje edhe për 5 specialistë të tjerë. Sipas ministres Gjonaj, inspektimi zbuloi se doganierët nuk respektonin rregullat e kontrollit teknik. /tvklan.al