Martohet Olivia Palermo
Me një pamje të thjeshtë por të lezetshme, fustan nga Carolina Herrera, bukuroshja Olivia Palermo është martuar me të fejuarin e saj gjerman.

ShowBiz
Ylli televiziv Olivia Palermo është martuar me të fejuarin e saj, modelin gjerman Johannes Huebl.
Ajo ka njoftuar këtë në faqen e saj www.oliviaplaermo.com , duke postuar dy foto të dasmës së vogël. Me fustan të Carolina Herrera, Olivia është dukur e thjeshtë me floku të kapur dhe me grim të lehtë.
Nuk kishte ceremoni, por Palermo ka thënë se ishte një dasmë e lezetshme dhe shumë e bukur me familjen dhe dhumë pak miq, në periferi të New York.
Palermo dhe modeli Huebl janë takuar në vitin 2008 ndërsa janë fejuar në fund të vitit të kaluar.