Martohet biznismeni shqiptar qe jeton në Amerikë, dollarët mblidhen me fshesë

Biznismeni shqiptaro-amerikan Berat Krasniqi i jep fund beqarise me një darsëm super luksoze.

ShowBiz

07/07/2022 15:45

Berat Krasniqi me origjinë nga Vranoci i Pejës, jeton që një kohë dhe ushtron biznesin e tij të ndërtimtarisë BK Construction në New York, u martua me bukuroshen Gresa Hoxha.

Darsma ishte në një restorant luksoz në Kosovë ku kishte shumë të pranishëm dhe figura të njohura nga Kosova dhe mysafirë të shumtë nga Amerika.

E në një dasëm të tillë nuk ka si të mungojnë yjet e muzikës që u kujdesën për atmosferën si grupi i famshëm “Three Dots” Bruno, Klajdi Haruni Vik Kraja si dhe Labinot Tahiri.

Siç shihet edhe në pamje qe janë siguruar nga redaksia jonë, mysafirë ishin dorëshlir me baksishe saqë në fund është dashur fshesa që të grumbullohen dollarët./Gazetaexpress