Martohet aktori Kivanç Tatlitug, ja kush është bukuroshja që ia ka marrë zemrën (FOTO)
Aktori turk Kivanç Tatlitug ka vendosur t'i japë fund beqarisë.

ShowBiz
Mediat turke po raportojnë se aktori i famshëm Kivanç Tatlitug ka vendosur të martohet me të dashurën e tij Basak Dizer.
Është kuptuar se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në ditën e të dashuruarve, 14 shkurtin, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, është zbuluar se dasma do të bëhet në qytetin e bukur të Francës, Paris kurse tashmë janë rezervuar 50 bileta aeroplani për të ftuarit, të cilët do të jenë kryesisht familjarët./lajmi.net