Martohen Kim dhe Kanye, Beyonce dhe Jay Z nuk shkojnë në dasëm

Duket se në fund çifti Jay Z dhe Beyonce kanë vendosur të mos shkojnë në martesën e miqve të tyre Kanye West dhe Kim Kardashian.

ShowBiz

25/05/2014 17:54

Dasma e shumë përfolur në Hollywood tanimë është mbajtur në Firencë të Italisë. Kim Kardashian dhe Kanye West janë kurorëzuar të shtunën para një muri të lartë me lule dhe një pianoje të bardhë.

Mes plot miqve dhe familjarëve të pranishëm, miku më i mirë dhe bashkëpunëtori i Kanye West, Jay Z nuk ka shkuar fare në dasëm edhepse është raportuar se ai do të ishte shoqëruesi i dhëndrit.

Beynce dhe Jay Z janë parë në Hamptons në Amerikë kur në Itali po zhvillohej dasma. Megjithatë, Beyonce në Instagramin e saj personal ka postuar një foto të Kim me Kanyen dhe vjazën e tyre North duke i uruar çiftit martesën dhe çdo të mirë në jetë.

Ata nuk ishin të vetmit që nuk kanë qenë të pranishëm, pasi edhe vëllai i Kimit, Rob Kardashian është kthyer në Amerikë pas darkës së mbajtur para dasmës në Paris.

Sipas burimeve të sigurta të revistave amerikane, Rob ka braktisur dasmës për shkak të zënkave familjare, posaqërisht me Kimin.

Ndër yjet e pranishëm në dasëm ishin këngëtari John Legend, i cili ka performuar këngën \’All of me\’, bashkëshortja e tij Chrissy Teigen dhe Serena Williams.