Martohen disa herë që gratë t’ua bartin ujin (Foto)

Në fshatin e harruar Denganmal, i cili është në perëndim të Indisë nuk ka ujë. Burim i vetëm uji për këtë fshat janë dy puse që gjinden në afërsi të një kodre malore, distanca me ecje drejt të cilave është me orë të tëra.

Bota

05/06/2015 22:29

Për shumë meshkuj mënyra më e mirë për konsumim të ujit të pijshëm është “ gruaja ujë”.

Sakharam Bhagat, i cili është 66 vjeçar dhe i martuar me tri gra, është siguruar që dy prej tyre të përkujdesen që shtëpia të ketë ujë për konsum dhe ushqim.

“Më duhet dikush që kujdeset që shtëpia të ketë ujë, dhe për këtë arsye martesa ishte zgjidhja e vetme”, thotë Bhagat i cili është punëtor ferme në një fshat në afërsi të fshatit ku ky jeton me familjen e tij.

Në Maharashtra, e cila është territori i tretë më i madh në Indi, me kryeqytet Mumbain, qeveria ka nxjerrur statistika që mbi 19 mijë fshatra nuk kanë qasje në ujësjellës, transmeton Klan Kosova.

Derisa në Denganmal, fshat i banuar nga shtëpi modeste të ndërtuara nga balta ku shumica e meshkujve punojnë si fermerë duke siguruar kështu minimumin e pagës. Martesa ka qenë opsioni i vetëm që familjet të kenë ujë për të pirë, thonë fshatarët.

Gratë e Bhagatit, që të gjitha bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi, vetëm se detyrat i kanë të ndara.

Dy gra kujdesen për transportin e ujit, derisa gruaja e tretë përkujdeset për gatimin.

Poligamia është e jashtëligjshme në Indi, por në këtë fshat “gratë e ujit” janë të zakonshme.

Bhagat thotë që gratë të kënaqura me këtë trajtim, pasi shumica e tyre ose janë të veja ose të kënaqura me këtë lloj marrëveshjeje që ato të bartin ujë.

“Ne jemi si motrat. Ne e ndihmojmë njëra tjetrën, edhe pse ndonjëherë kemi probleme me njëra tjetrën por që në fund gjejnë zgjidhje edhe ato”, thotë gruaja e tij e parë, Tuki.