Martino: Gjithmonë votoj Messin për Topin e Artë
Selektori i Argjentinës, Gerardo Martino ka thënë se ai gjithmonë do të votojë yllin e Barcelonës, Lionel Messi, për Topin e Artë
Sport
Selektori i Argjentinës, Gerardo Martino ka thënë se ai gjithmonë do të votojë Lionel Messin për Topin e Artë.
Sulmuesi i Barcelonës u mposht në garën e vitit të kaluar nga rivali i tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.
Fituesi votohet nga kapitenët e selektorët e Kombëtareve përkatëse, si dhe një grup i gazetarëve.
Andaj, Martino është i vendosur se ku do të shkojë vota e tij.
“Gjithmonë do ta votoj Messin për Topin e Artë”, deklaroi Martino.
“Messi do të vazhdojë të thyejë rekorde. Është kënaqësi të shohim Leon, argjentinas, si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.