Martinez zgjedh Milanin
Jackson Martinez do të transferohet në Milan. Sulmuesi i Portos ka vendosur të transferohet në San Siro, ka bërë të ditur presidenti i klubit, Pinto Da Costa.

Sport
Jackson Martinez do të jetë përforcim i ri i Milanit.
Sulmuesi i Portos ka vendosur të transferohet në San Siro.
Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i klubit portugez, Pinto Da Costa.
“Jackson e ka zgjedhur Milanin, na ka thënë para se të shkojë për pushime”, deklaroi ai.
Edhe kreu i Rossonerëve, Silvio Berlusconi ka konfirmuar se sulmuesi është shumë afër transferimit në Milan.