Martinez ‘refuzon’ Barcelonën

Javi Martinez nuk do të transferohet në Barcelonë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, mesfushori i Bayern Munichut ka njoftuar se nuk do të largohet nga Allianz Arena.

Sport

27/05/2014 15:39

Javi Martinez ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet nga Bayern Munich, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori spanjoll spekulohej me largim nga Allianz Arena, në drejtim të Barcelonës.

Mirëpo, Martinez, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të qartë se nuk planifikon të ndërrojë mjedis.

Duke reaguar në lajmin e vazhdimit të kontratës së bashkëlojtarit të tij, sulmuesit Claudio Pizarro, Martinez shkroi: “Të premtoj se edhe një vit do të kënaqemi së bashku. Urime vëlla”.

Barcelona është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ri dhe Martinez ishte përmendur si një prej objektivave të trajnerit të ri, Luis Enrique.

Por, duket se Enrique duhet të gjejë një plan B.