Martinez: Ne kemi trajnerin më të mirë në botë

Lojtari i Bayernit, Javi Martinez i ka dalë në ndihmë trajnerit të tij, Pep Guardiolës, duke thënë se ai është trajneri më i mirë në botë.

Sport

04/05/2015 16:23

Javi Martinez ka thënë se Bayerni momentalisht e ka trajnerin më të mirë në botë, i cili është Pep Guardiola.

“Lëndimet tona kanë qenë të pabesueshme. Ne kemi pasur lëndimë përgjatë tërë vitit, shumë lëndime”, tha Martinez.

“Është e vërtetë se neve na mungojnë disa lojtarë dhe kemi probleme, por ne jemi Bayerni dhe kemi trajnerin më të mirë në botë”, përfundoi spanjolli.