Martinez krenarë që e nis aventurën te Portugalia me fitore

Kombëtarja e Portugalisë e mposhti mbrëmë bindshëm 4:0 Lihtenshtajnin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e parë të fazës së grupeve të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024. Dy golat e Ronaldos dhe një i Bernardo Silvas e një i Joao Cancelos i siguruan fitoren sot Portugalisë, transmeton lajmi.net. Po ashtu, kjo ndeshje shënoi…

Sport

24/03/2023 14:56

Kombëtarja e Portugalisë e mposhti mbrëmë bindshëm 4:0 Lihtenshtajnin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e parë të fazës së grupeve të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Dy golat e Ronaldos dhe një i Bernardo Silvas e një i Joao Cancelos i siguruan fitoren sot Portugalisë, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, kjo ndeshje shënoi fillimin e një epoke të re për portugezët, nën urdhrat e trajnerit të ri, Roberto Martinez.

Për Martinez kjo ishte ndeshja e parë në krye të Portugalisë, dhe pas ndeshjes, ai tha se është tejet krenarë për rezultatin.

“Rezultati është tejet i rëndësishëm. Ishte një mundësi e mirë për mua për t’i njohur lojtarët, mënyrë se si mundemi ta nxjerrim më të mirën nga kualiteti i lojtarëve. E kam sjelljen dhe vullnetin për të punuar. Unë jam shumë krenarë për rezultatin”, tha trajneri.

Roberto Martinez ruajti rekordin e tij 100% në kualifikimet për Kampionat Evropian; 11 ndeshje, 11 fitore./Lajmi.net/