Martinez, Ibrahimovic, tani Kondogbia

Pas Jackson Martinez e Zlatan Ibrahimovic, drejtuesit e Milanit janë në negociata me Monacon për transferimin e mesfushorit Geoffrey Kondogbia.

Sport

13/06/2015 09:04

Milan është jashtëzakonisht aktiv në treg, në kërkim të përforcimeve.

Jackson Martinez është konfirmuar se do të transferohet në San Siro, kurse afër t’i bashkohet atij është edhe Zlatan Ibrahimovic.

Por, Rossonerët nuk do të ndalen me kaq.

Klubi italian është në negociata të avancuara edhe me Monacon, për transferimin e mesfushorit Geoffrey Kondogbia.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, klubi francez kërkon 30 milionë euro për shitjen e tij. Kurse, futbollisti kërkon pagë prej 3 milionë euro në vit.