Martinez: Hazard kaloi dy vite të vështira me lëndime, është shumë i qetë

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur për situatën e sulmuesit së Real Madridit, Eden Hazard.

Sport

05/10/2021 11:01

Belgu që prej transferimit te Real Madrid assesi nuk ka gjetur formën që kaloi te Chelsea, duke u vlerësuar si ndër transferimet më ‘dështime’ në histori, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Martinez ka lëvdata për Hazard, ngase mendon që ky i fundit ishte i pafat me lëndimet.

“Hazard kishte dy vite të vështira me lëndime. Disa herë arsyet janë dhe këtë herë nuk janë. Është shumë i qetë. Ai është normal për gjithçka. Ka karakter që e bën të rikthehet shpejtë. Është lider”.

“Është lideri, kapiteni ynë dhe ka qenë shumë me ndikim te skuadra. Në nivelin njerëzor mund t’i besosh Edenit dhe në nivelin e futboll nuk ka debate. Është turp që nuk e kemi parë Hazard të lumtur ose duke luajtur këto dy vitet e fundit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Hazard është ftuar te Belgjika për Ligën e Kombeve, ku do përballen fillimisht me Francën, pastaj në rast që kualifikohen në finale, do takohen me fituesin e ndeshjes Itali – Spanjë./Lajmi.net/