Martinez do të rinovojë kontratën me Interin

Sulmuesi do të mbetet në Itali edhe për disa vite të tjera.

Sport

15/09/2021 18:26

Lautaro Martinez gjatë verës është lidhur me një largim të mundshëm nga Interi, transmeton lajmi.net.

Interesim për të kishin shprehur Arsenal, Tottenham e Atletico Madrid, megjithatë ai vendosi të mbetet në Serie A.

Martinez ka kontratë aktuale me ‘Nerazzurët’ deri në vitin 2023, dhe tashmë është afër marrëveshje me klubin për një marrëveshje të re.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2026 me një rritje page, marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe do të zyrtarizohet së shpejti.

Argjentinasi këtë edicion ka realizuar dy gola në dy ndeshje të zhvilluara. /Lajmi.net/