Martial refuzon Newcastle dhe Tottenham, por ende dëshiron largimin nga Man United

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit te rivalët e Premierligës, duke refuzuar Newcastle United dhe Tottenham.

Sport

17/01/2022 15:11

Dy klubet ishin të interesuara për francezin, që nuk është i lumtur te “Djajtë e Kuq” dhe ka kërkuar largimin në janar, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Martial ka refuzuar dy klubet, derisa Barcelona, Sevilla dhe Juventus mbesin vetëm tre opsionet e mbetura.

Ndërkohë, edhe kushtet e Man United janë të vështira, ngase duan të paguhet paga e plotë e lojtarit, plus të paguajnë për huazimin e francezit.

Mbetet të shihet nëse do këtë ndonjë marrëveshje gjatë ditëve të ardhshme, sa është afati dimëror i hapur./Lajmi.net/