Martial pas kalimit te Sevilla: Monchi dhe Lopetegui treguan se më donin këtu

Një nga lëvizjet më interesante në këtë merkato është bërë nga Sevilla, e cila siguroi shërbimet e Anthony Martial.

Sport

26/01/2022 15:13

Martial nuk pati hapësirat e kërkuara te Man United dhe do të vazhdojë sezonin në La Liga, me skuadrën që mbanë pozitën e dytë, Sevilla.

Për këtë lëvizje francezi ka thënë se u bind nga drejtori sportiv Monchi dhe nga trajneri Lopetegui.

“Ajo që më bindi të vija këtu ishte kontakti me drejtorin sportiv Monchi dhe trajnerin Julen Lopetegui, të cilët më dëshmuan se më duan këtu”, ka thënë Martial, transmeton lajmi.net.

“Unë doja të vija këtu dhe të luaja më shumë, dhe kjo është arsyeja pse jam këtu, të tregoj se çfarë mund të bëjë te Sevilla. Unë i njoh Lucas Ocampos dhe Jules Kounde shumë mirë dhe shpresoj t’i ndihmoj ata me objektivat që kanë këtë sezon”, shtoi francezi.

Martial do të luajë te Sevilla në formë huazimi deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/