Martial bën dallimin mes Solskjaer dhe Mourinhos

Ylli i Manchester United, Anthony Martial, ka komentuar së fundmi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe ka bërë dallimin e tij me Jose Mourinhon.

Sport

11/02/2019 17:45

Martial beson se skuadra e United janë duke gjetur më të lehtë për të performuar stilin e lojës së Solskjaer sesa kur luanin me Mourinhon.

Francezi gjithashtu ka bërë të ditur se ai nuk do të jetë kundër tij për punën permanente si trajner.

“Kemi një trajner që ka qëllime të tjera dhe po mundohemi të bëjmë atë që ai kërkon” ka thënë Martial për “Independent”, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta është pakëz më e lehtë të luash në stilin e tij sesa në atë që Mourinho kërkonte” ka thënë tutje anësori francez.

“Ai po kërkon që të sulmojmë më shumë. Ajo është puna ime. Gjërat po shkojnë mirë edhe për sulmuesit e tjerë dhe shpresoj se do të vazhdojmë të jemi efektivë” ka thënë ndër të tjerash Martial.

Martial ka pasur një paraqitje të jashtëzakonshme këtë fundjavë me Manchester United, madje ka nxitur reagimet e tifozëve, të cilët e krahasonin me Cristiano Ronaldon kur luante në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/