Marta Kos: Po punoj për rritjen e mbështetjes financiare për OJQ-të në Ballkanin Perëndimor
Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në një video-mesazh në ditën e organizatave të shoqërisë civile, tha se është duke punuar për rritjen e mbështetjes financiare të BE-së për OJQ-të në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për rëndësinë e OJQ-ve për demokracinë, Kos tha se javën e kaluar ka pritur një grup të OJQ-ve nga…

Lajme
Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, në një video-mesazh në ditën e organizatave të shoqërisë civile, tha se është duke punuar për rritjen e mbështetjes financiare të BE-së për OJQ-të në Ballkanin Perëndimor.
Duke folur për rëndësinë e OJQ-ve për demokracinë, Kos tha se javën e kaluar ka pritur një grup të OJQ-ve nga Serbia, të cilët i folën asaj se si situata politike po i ndikon në punën e tyre.
“OJQ-të janë shtylla kurrizore e demokracive të shëndosha. Ato përforcojnë zërat, mbrojnë të drejtat dhe i mbajnë përgjegjës të pushtetshmit. Sepse demokracia nuk është ndërtuar vetëm në parlamente apo gjykata, ajo është ndërtuar në komunitete, në shtëpi dhe në zemrat e të gjithë qytetarëve. Ja pse kam zero tolerancë për veprimet që e minojnë shoqërinë civile dhe pse jam duke punuar në rritjen e mbështetjes financiare të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, tha Kos.
Today is #WorldNGODay. NGOs are a backbone of healthy democracies.
To all those working in NGOs—thank you. Your dedication, your courage, and your persistence make a difference every day. pic.twitter.com/BHdsvJ3kpG
— Marta Kos (@MartaKosEU) February 27, 2025