lajmi.net

Marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Sot në sheshet e kryeqytetit marsh protestues në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Lajme

20/05/2019 08:14

Marshi protestues është organizuar nga organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu”.

“Për shumë vite kërkuam njohje ligjore dhe qasje në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ndërsa pikërisht tani kur ka filluar njohja e statusit ligjor të tyre, rrënohet gjithçka, duke tentuar të manipulohet me dhimbjen dhe plagët që bartin të mbijetuarit dhe familjarët e tyre. Shumë të mbijetuar dhe familjarë të tyre janë në ankth nga paraqitja e atyre imazheve neveritëse, sidomos kur paraqitja e tyre është bërë nga një deputete e Kuvendit të Kosovës dhe aktiviste e të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e këtyre organizatave.

Organizatat që janë mbrapa këtij marshi janë Qendra Kosovare për rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Rrjeti i Grave të Kosovës, Medika Kosova, Medika Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas dhe Shoqata Drejtësi për të Gjithë. /Lajmi.net/

LM