Marsh protestues kundër patriarkatit, marrin pjesë Kurti dhe Osmani

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas është  marshuar në sheshet e kryeqytetit.

Lajme

08/03/2021 12:35

Marshi organizohet nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, në kërkim të një jetë pa dhunë dhe për një shoqëri të lirë e të barabartë.

Pjesëmarrëse në këtë marsh janë parë edhe shumë figura të njohura.  Ecjes i janë bashkuar edhe u.d e presidentes Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.

Organizatorët kanë kërkuar që të tjerë që duan t’i bashkohen thirrjes, mund të vendosin në ballkonet e shtëpive të tyre çarçafë në të cilët përshkruajnë luftën kundër shtypjes që ndodh brenda dhe jashtë shtëpive të tyre.