Marsh për Schumacherin

Tifozët besnikë të ish ngasësit nga Formula 1, Michael Schumacher u mblodhën në shtegun Spa-Francochamps në Belgjikë në nder të yllit gjerman, të dielën. Tifozët marshuan rreth pistës që ishte një prej më të preferuarave të Schumacherit gjatë karrierës së tij të lavdishme 17-vjeçare në sportin motorik. Spa ishte lokacioni i garës së parë për…

Sport

27/01/2014 10:47

Tifozët besnikë të ish ngasësit nga Formula 1, Michael Schumacher u mblodhën në shtegun Spa-Francochamps në Belgjikë në nder të yllit gjerman, të dielën.

Tifozët marshuan rreth pistës që ishte një prej më të preferuarave të Schumacherit gjatë karrierës së tij të lavdishme 17-vjeçare në sportin motorik.

Spa ishte lokacioni i garës së parë për Schumacherin, me ekipin e Jordanit, më 1991. Spa ishte po ashtu edhe fitorja e tij e parë në Formula 1, një vit më vonë.

Schumacher fitoi gjashtë gara në total dhe është ngasësi më i suksesshëm në historinë e Spa-Francochamps. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 është ende në gjendje kome në spitalin e Grenobles pas aksidentit që pësoi derisa ishte duke skijuar në aplet franceze në dhjetor.

Ai është operuar dy herë dhe vazhdon të jetë në gjendje kritike.