Marsela Çibukaj fituese e “Kënga Magjike 2022”

Edicioni i 23-të i festivalit “Kënga Magjike” është mbajtur ditën e djeshme. Fituese e edicionit të sivjetmë është shpallur këngëtarja Marsela Çibukaj me këngën “I paftuar”. Ajo ka mbledhur në total 449 pikë nga votimi i kolegëve, me çka edhe i kanë dhuruar fitoren e vendit të parë. Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael…

ShowBiz

27/11/2022 12:06

Edicioni i 23-të i festivalit “Kënga Magjike” është mbajtur ditën e djeshme.

Fituese e edicionit të sivjetmë është shpallur këngëtarja Marsela Çibukaj me këngën “I paftuar”.

Ajo ka mbledhur në total 449 pikë nga votimi i kolegëve, me çka edhe i kanë dhuruar fitoren e vendit të parë.

Çmimi i dytë shkoi për artisten Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa i treti për Anxhela Peristerin me këngën “Një kalimtar”.

Kënga “I paftuar” është një kompozim i Alban Ramosajt i cili ka realizuar muzikën dhe tekstin, gjersa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov.