Marseille e fiton garën për Ounahi

Azzedine Ounahi do kalojë në ekipin francez, Marseille. Sipas njoftimit të klubit nga Ligue 1, marokeni do të vazhdojë karrierën në ligën franceze, në Marsejë, transmeton lajmi.net. Klubi francez do të paguajë shumën 10 milionë eurove. Kurse, marokeni do qëndrojë në klubin e Ligue 1 deri në vitin 2027. Ai kërkohej nga Leicester dhe Napoli,…

Sport

28/01/2023 18:05

Azzedine Ounahi do kalojë në ekipin francez, Marseille.

Sipas njoftimit të klubit nga Ligue 1, marokeni do të vazhdojë karrierën në ligën franceze, në Marsejë, transmeton lajmi.net.

Klubi francez do të paguajë shumën 10 milionë eurove.

Kurse, marokeni do qëndrojë në klubin e Ligue 1 deri në vitin 2027.

Ai kërkohej nga Leicester dhe Napoli, por nuk arritën një marrëveshje ekonomike me Angers dhe më në fund ai do të vazhdojë karrierën te Marseille./Lajmi.net/