Marrëveshjet u bënë, Mitrovica mbeti e ndarë

Katër vjet bisedime në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi, nuk kanë dhënë asnjë efekt të prekshëm në qytetin e Mitrovicës.

Lajme

13/09/2015 08:30

Qyteti i “bronztë” vazhdon të jetë i ndarë, ndërsa serbët që jetojnë në veri dhe shqiptarët në jug vazhdojnë të shikohen si armiq.

Madje, Marrëveshja e 19 Prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe ajo për “Zajednicën”, nuk kanë ndikuar në relaksimin e raporteve ndëretnike në Mitrovicë, përkundrazi në disa raste ato vetëm sa e kanë tensionuar situatën.

Mitrovica edhe më tej përballet me mungesën e lirisë së lëvizjes, ura vazhdon të mbetet e bllokuar, ndërsa shqiptarëve nuk u lejohet t’i ndërtojnë shtëpitë e tyre në veri.

Në lagjet ku jetojnë shqiptarët, komuna veriore nuk ka investuar as edhe një cent, ndërkohë Serbia vazhdon të investojë shuma të mëdha të mjeteve në infrastrukturë dhe në projekte zhvillimore. /Zëri