Marrëveshje për koalicion në Gjermani

Partia konservatore e Kancelares Angela Merkel ka arritur marrëveshje për koalicion qeverisës me partinë e qendres së majtë - Partinë Social Demokrate (SPD).

Bota

27/11/2013 16:14

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve të gjata në mes të liderëve të SPD’së dhe partisë së Merkel’it CDU dhe aleatit të saj CSU.

Merkel e përshëndeti marrëveshjen duke thënë se është “më shumë një temë e besimit reciprok”, ndërsa udhëheqësi i SPD’së Sigmar Gabriel tha se ky koalicion ishte i drejtë.

CDU/CSU nuk arritit që të fitonte shumicën e votave në votimet që u mbajtën në shtator, dhe partneri tradicional i saj për bashkëqeverisje, partia FDP nuk fitoi asnjë ulëse në Bundestagun Gjerman.

Arritja e kësaj marrëveshje erdhi pas 17 orëve të gjata të bisedimeve, që përfunduan në orët e vona të mbrëmjes.