Marrëveshje e kryer, kjo është e ardhmja e Gabigol

Bisedimet mes Interit dhe Flamengo besohet se po arrijnë në përfundimin e tyre për sulmuesin brazilian Gabigol, raporton Sky Sport Italia.

Sport

18/01/2020 11:47

23-vjeçari kishte kaluar vitin e fundit si huazim në skuadrën braziliane, dhe luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e tyre në Copa Libertadores, duke shënuar të dy golat në finale kundër River Plate.

Gabigol ishte lidhur me një transferim në Angli, me West Ham një herë që mendohej se ishte i interesuar, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë Sky Sport Italia pretendon se një marrëveshje midis klubit mëmë Inter dhe Flamengo është afër.

Besohet se oferta e palës braziliane është 15 milionë euro plus 3 milion euro bonuse, me Inter gjithashtu duke marrë 20% të çdo shitje në të ardhmen.

Gabigol tashmë ka rënë dakord për termat personale me Flamengo.

Inter nënshkroi me sulmuesin nga Santos në 2016, por vuajti në Itali, dhe shënoi vetëm një herë në nëntë ndeshje të Serie A.  /Lajmi.net/